Aksidenti i merr jetën Atjonit, djalit të shkrimtarit Visar Zhiti

AktualitetKronikeSociale
311
0
sample-ad

Në foto: I ndjeri Atjon Zhiti

I ndjeri Atjon Zhiti, vjeç 19, fëmija i shkrimtarit dhe diplomatit Visar Zhiti, ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e të shtunës, në ktyeqytet.

I ndjeri është përplasur me trafikndarësen e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa ishte udhëtuar  me motorë së bashku me shokun e tij Serxhio Matiniani. Nga përplasja i riu Zhiti ka  pësuar plagë të rënda, që e kanë bërë të pamundur mbijetesën e tij.

Atjon Zhiti, studionte në Milano dhe sapo ishte kthyer nga Italia për pushimet e fundvitit. Policia saktësoi se ngjarja tragjike ndodhi pranë QTU në kilometrin e shtatë të rrugës Tiranë-Durrës.

Shoku i Atjon Zhitit, Serxhio Matiniani, 21 vjeç, është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës, pasi ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga hetimet e policisë bëhet e ditur se dy djemtë ishin me shpejtësi të madhe kur humbën kontrollin dhe u përplasën me bordurën trafikndarëse duke dale me shumë se njëqind  metra nga rruga. Atjoni mori dëmtime tepër të renda në kokë.

Policia nuk ka sqaruar se kush ishte në drejtim të motorit në momentin e ndodhjes së  aksidentit,ndërkohë që konfirmoi se motori në të cilin ndodheshion dy të rinjtë ishte në pronësi të 21 vjeçarit Serxhio Matiniani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × one =