Vitaminat që duhet t'i konsumoni tani më shumë se kurrë

ShendetiStili i jetes
300
0
sample-ad

Festat përveç se sjellin ngrohtësi dhe afërsi me njerzit e dashur, është e kuptueshme që mund t’ju shkaktojnë edhe stres, duke qënë se ju jeni në kërkim të dhuratës perfekte për secilin nga të afërmit tuaj, apo më siguri jeni duke menduar çfarë do të gatuani mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, janë një sërë përgjegjësish që mund t’ju bëjnë të humbisni toruan për festa.

Këto janë vitaminat që duhet të merrni gjatë pushimeve për t’u ndjerë të shëndetshëm:

Vitamina C: Është koha për të konsumuar agrume. Vitamina C bën mirë për sistemin tuaj imunitar që ka nevojë për mbrojtje, veçanërisht kur temperaturat ulen dhe viruset janë përreth. Ju mund të gjeni vitaminat C në agrume si manaferra, domate, brokoli dhe në shumë fruta e perime të tjera. Ose mund ta merrni ne formën e vitaminave në farmaci!

Vitamina D3: Një tjetër vitaminë që ndihmon me imunitetin, shumica prej nesh kanë defiçencë të vitaminës D gjatë festave sepse nuk marrim mjaftueshëm rreze dielli, që është burimi më i madh për këtë vitaminë. Ju mund ta merrni atë në farmaci ose në ushqime të tilla si sardele, peshk ton apo në produkutet e qumështit e drithëra.

Vitamina B1: Kur jemi në stres, trupi i përdor shpejtë lëndët ushqyese, ndërkohë që vitamina B1 e ndihmon në mënyrë të jashtëzakonshme sistemin nervor. Këto vitamina janë të tretshme në ujë dhe duhet të përdoren çdo ditë. Ato përmirësojnë aktivitetin e trurit tuaj duke siguruar kthjelltësi mendimesh për pushime.

Vitamina B12: luan nje rol të rëndësishëm në përmirësimin e humorit, energjisë dhe përqëndrimit tuaj që janë jetike për sezonin e pushimeve. Vini re se si lodhja dhe letargjia nuk janë më gjëndje që ju do të përjetoni!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 + 15 =