Zbardhet skema e mashtrimit për azil në Gjermani, arrestohet pronari i agjencisë

AktualitetKryesore
350
0
sample-ad

Policia e Vlorës deklaron se ka vënë në pranga 5 persona, pas ndalimit të 12 autobusë me shqiptarë të cilët kishin për qëllim nisjen e tyre drejt Italisë e më pas drejt Gjermanisë për të kërkuar azil.

Ata akuzohen për ndihmë të kalimit të paligjshme të kufirit si dhe falsifikim dokumentesh. Mes të arrestuarve është edhe administratori i agjensisë së udhëtimeve ndërkombëtare ”Agimi Travel” Agim Vledini Muçaj. Ndërsa ka nisur procedimi penal për 4 persona të tjerë.

Të arrestuarit kishin krijuar një skemë mashtrimi ku në këmbim të një bilete prej 140 eurosh, qytetarët do të udhëtonin fillimisht drejt Italisë më pas në Mynih të Gjermanisë ku do të kërkonin azil ekonomik.

Policia arriti në zbulimin e kësaj skeme mashtrimi në momentin kur mësoi se paraditen e 18 dhjetorit 2014 një grup personash të organizuar do të udhëtonin drejt Gjermanisë nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Porti Vlorë.  Policia bëri verifikimin e dokumentacionit dhe rezultoi se 245 persona kishin pasur mangësi të dokumentacionit dhe janë prapësuar.

50 shtetas, u morën në pyetje në lidhje me zbulimin e kësaj skeme mashtrimi. Ata ishin banorë të fshatrave të komunës Novoselë-Vlorë të cilët kishin siguruar bileta për të udhëtuar për në Gjermani me autobusët e agjensisë “Agimi Travel”.

Policia sekuestroi të gjitha biletat e udhëtimit dhe dokumentet justifikuese për kalimin e kufirit si dhe i gjithë dokumentacioni i agjensisë Agimi Travel dhe pikës së Western Union në Novoselë në pronësi të shtetasit Shezai Aliaj.

Nga dokumentacioni i sekuestruar pranë agjensisë “Agimi Travel” ka rezultuar se ishin prenotuar edhe 320  bileta të tjera nga shtetas të ndryshëm të qyteteve të Elbasanit, Beratit dhe Durrësit,  ku kjo agjensi ka pika shitje të biletave,  me destinacion  Mynihun e  Gjermanisë. Mendohet se pasi të mbërrinin në Gjermani këta shtetas do të aplikonin për azil ekonomik të nxitur nga dizinformim i përhapur.

Arrestimet e kryera

1 Agim Vledini Mucaj, vjec 55, banues në lagjen “1 Maji”Fier, administrator i agjensisë së udhëtimeve ndërkombëtare “Agimi Travel”;

2. Shezai Bedo Aliaj, vjec 45, banues në fshatin Fitore, pronar i pikës së Western Union në Novoselë;

3. Kastriot Avdi Hoxhaj, vjec 43, banues në fshatin Fitore, Komuna Novoselë, gjithashtu u arrestuan per veprën penale “Moskallzim krimi” shtetaset,

4. Denisa Avdul Mitro, vjec 26, banues në Fier, agjente e shitjes së biletave në agjensinë “Agimi Travel”,”;

5. Matilda Pandeli Mazreku, vjec 26, banuese në Fier agjente e shitjes së biletave në agjensinë “Agimi Travel”.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × two =