Shqiptarët, të parët në Ballkan dhe Evropën Lindore për kohëzgjatjen në seks

Kuriozitete
285
0
sample-ad

Faqja e famshme pornografike e internetit “Pornhub” ka realizuar edhe një studim tjetër në lidhje me seksin, por këtë herë janë përqendruar në atë se cili popull ka qëndrueshmërinë më të gjatë në seks.

Edhe pse shqiptarët nuk mund të mburren për nga qëndrueshmëria në nivel botëror, pasi këtë titull bindshëm e mbajnë meshkujt nga Saharaja Perëndimore me 16.16 minuta, pastaj ata nga Togo me 15.03 minuta dhe kinezët me 14.34 minuta, prapë mund të mburren me dominimin në Ballkan por edhe në Evropën Lindore.

Kështu, shqiptarët nga Shqipëria mesatarisht qëndrueshmërinë në seks e kanë 8.13 sekonda derisa shqiptarët nga Kosova janë për një sekondë më pak, pra për 8.12 sekonda.

Mirëpo, ky rezultat është shumë i mirë nëse e krahasojmë me boshnjakët, të cilët renditen më keq me 6.46 minuta, apo serbët me 7 minuta, pastaj malazezët me 7.12 minuta, maqedonasit me 7.44 minuta, kroatët 7.42 minuta dhe sllovenët me 7.41 minuta.

Po ashtu, shqiptarët qëndrojnë më mirë se edhe shumë shtete tjera të Evropës Lindore, duke përfshirë bullgarët, hungarezët, polakët, rumunët, turqit, çekët, rusët, e shumë të tjerë, të cilët janë nën 8 minuta, por edhe nën 7.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + 10 =