Dëshmitari: Gjenerali Mlladiç urdhëroi trupat sërbe të silleshin si kalorës

Aktualitet
293
0
sample-ad

Një dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin për krime lufte të Ratko Mlladiç tha se ish-gjenerali ushtarak serb i Bosnjës urdhëroi njerëzit e tij t’u bënin keq të burgosurve boshnjakë nga Srebrenica.

Milovan Milutinovic, një ish-zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe të Bosnjës tha në Gjykatën e Hagës ditën e enjte se Ratko Mlladiçi “si oficer dhe njeri, s’mund të jepte kurrë urdhra që binin në kundërshti me Konventën e Gjenevës”.

Ai dëshmoi se pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995, Mlladiç tha i dha një urdhër vartësit të tij, komandantit të Korpusit Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Radislac Krstic, se trupat e tij duhej “të silleshin si kalorës” dhe se “asnjë s’duhej të lëndohej”.

Mlladiç ishte takuar me një nga përfaqësuesit e boshnjakëve vendas pranë Bratunac dy ditë pas rënies së Srebrenicës dhe i siguroi ata se mund të vendosnin vetë nëse donin të largoheshin apo rrinin, për aq kohë sa nuk kishin kryer krime lufte, vazhdoi dëshmitari, shkruan Birn.

“Gjenerali Mlladiç tha gjithashtu se të gjithë myslimanët që dyshoheshin për krime lufte do të mbaheshin,” tha Mlladiç, duke u shprehur se të dyshuarit më pas iu dorëzuan Kryqi të Kuq.

I pyetur nga gjykatësi nëse ai e dinte se boshnjakët e ndaluar ishin ekzekutuar menjëherë pas kësaj, dëshmitari u përgjigj: “Këtë po e dëgjoj për herë të parë.”

“Edhe pse isha shefi i shërbimit informativ të Shtabit të Përgjithshëm, nuk dija gjë për krimet që ndodhën në Srebrenicë deri të paktën dhjetë ditë pasi ndodhën,” tha ai.

Mlladiç akuzohet për genocid për masakrimin e më shumë se 7,000 myslimanëve burra e djem ditët pasi Ushtria Serbe e Bosnjës më 11 korrik 1995 kapi enklavën e Srebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja.

Prokurori citoi artikuj nga shtypi perëndimor për masakrat që iu publikuan në mes të korrikut 1995, duke sugjeruar se Milutinovici ia kishte kaluar ato informacione komandantit të tyre.

“Sigurisht që po. mendoj se ia thamë këtë gjë gjeneralit Mlladiç,  por s’e dinim sa i lartë ishte niveli i këtyre ekzekutimeve ose le të themi krimeve që ndodhën në ato zona,” tha Milutinovic.

Ai tha gjithashtu se  “nuk e dinte” kush ishte përgjegjës për vrasjet.

Milutinovic dëshmoi gjithashtu se forcat e Mlladiçit nuk ishin përgjegjëse për një sërë masakrash në Sarajevë, të cilat ai tha se ishin kryer nga forcat boshnjake për të fajësuar më pas serbët.

Ai tha se trupat boshnjake ishin përgjegjëse për një sulm fatal në një radhë buke në rrugën Vasa Miskin në maj 1992 dhe shpërthimet në tregun Markale në shkurt të vitit 1994 dhe gusht 1995, ku u vranë një numër i madh civilësh.

Milutinovic gjithashtu pohoi se pas shpërthimit të dytë në tregun Markale më 28 gusht 1995, ku u vranë 43 vetë, hetuesit rus zbuluan se “disa nga viktimat kishin vdekur më parë dhe trupat e tyre ishin shkëmbyer”, duke treguar se shkalla e kasaphanës u falsifikua nga autoritetet boshnjake.

Mlladiç akuzohet për terrorizim të popullit të Sarajevës me anë të fushatave të gjata të sulmeve me bomba dhe snajperë. Ai akuzohet gjithashtu për persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve nga vendi, gjë e cila arriti në nivele genocidi në shtatë komuna, si edhe për pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.

Gjyqi do të vazhdojë më 19 janar, pas pushimeve sezonale të Gjykatës së Hagës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + six =