Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë

Ekonomi
371
0
sample-ad

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Energjisë se Azerbajxhanit, Natig Aliyev, nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë.
Ministri i Energjisë Gjiknuri pas takimit me homologun azer Natig Aliyev, në një konferencë për shtyp deklaroi se “TAP-i është një projekt me shumë rëndësi për Shqipërinë dhe “kompanitë duhet të jenë aktive”. Qëllimi i këtij dokumenti, është nisja e bashkëpunimit të masterplanit të gazit, ku vendi ynë është një përfitues real i këtij projekti. Gjithashtu, kjo nënkupton diversifikim të burimeve të energjisë dhe siguri më e lartë për këtë sektor”, tha ministri Gjiknuri.

Ndërkohë, homologua azer, Natig Aliyev, deklaroi se jemi të kënaqur për bashkëpunimin. “Qëllimi ynë nuk është thjesht të sjellim gazin, por ta gazifikojmë të gjithë Shqipërinë. Kompania kombëtarë e gazit në Azerbaxhan ‘Socar’ po përgatit terrenin për gazifikimin e vendit tuaj, me studimet e terrenit, pas një sërë projektesh të rëndësishme që ka kryer në vende të tjera, si Gjeorgjia etj”, u shpreh Aliyev. Ky masterplan, theksoi ai, është dokument i rëndësishëm, ndersa informoi se brenda dy viteve do të realizojmë një projekt shumë të rëndësishëm me Shqipërinë.

Delegacioni nga Azerbajxhani, i kryesuar nga ministri i Industrisë dhe Energjisë, Natig Aliyev është pritur dhe nga kryeministri Edi Rama. Kru i qeveris u shpreh për një dinamike të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe shprehu interesin e palës shqiptare për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh. Nga ana e tij, Ministri Aliyev shprehu vlerësime të larta për Qeverinë shqiptare si një partner serioz, e cila i është përgjigjur në kohë, detyrimeve që rrjedhin nga projekti TAP.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + five =