Liberalizimi i vizave me SHBA, Ambasadori Arvizu, Shqiptarët tani me viza 3-vjeçare

AktualitetKryesorePolitikeSociale
357
0
sample-ad

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka shfrytëzuar emisionin e drejtuar nga gazetari Sokol Balla, në Top-Channel, për të sqaruar edhe raportin e shqiptarëve që dëshirojnë të shkojnë në Amerikë, e që prisnin liberalizimin e vizave. Domethenë heqjen e tyre. Mirëpo sa e vërtetë është kjo? Çfarë komunikoi ambasadori amerikan lidhur me këtë pritshmëri?

Në ndryshim nga sa pritej, ambasadori në ikje Aleksandër  Arvizu ka thënë se lajmi i mirë është fakti se, kush kualifikohet për të marrë vizë për në SHBA, do ta ketë atë për tre vite.

Ata që kualifikohen për të marrë vizë për në SHBA, duke nisur nga nesër, do kenë mundësinë që ta kenë atë për tre vjet. Pra, viza e marrë është tri vjeçare”, ka thënë Arvizu. Duke shtuar se, më pas, këto viza mund të kenë vlerë 5-vjeçare.

Eshtë e rëndësishme të theksohet se kualifikimet për marrjen e një vize nuk kanë ndryshuar – secili aplikant duhet të tregojë se do e përdorë vizën ashtu si duhet dhe nuk synon të emigrojë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara”.

Ndërkohë për liberalizimin e tyre, Arvizu ka thënë se duhet shumë punë, pasi në këtë listë bëjnë pjesë një grup shumë i vogël vendesh. Aktualisht në SHBA mund të shkojnë  pa viza vetëm shtetasit e tridhjetë e pesë vendeve të botës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + eight =