Koncert me pjesë nga Bruckner dhe Chopin në TKOB

ArtKulture
494
0
sample-ad

Sot në TKOB do të mbahet koncerti me pjesë të famshme nga Bruckner dhe Chopin të cilat do të luhen nga pianistja Muza Rubackyté. Ajo cilësohet si një pianiste e shquar në Bashkimin Sovjetik. Nderkohë është fituese e shumë çmimeve dhe konkurseve ndërkombëtare ku nga më prestigjozët është ai në garën në Paris “Les Grands Maitres Français”.

Aktualisht Muza është rezidente e qytetit të Parisit dhe udhëton në të gjithë botën. Krahas jetës së saj aktive artistike, ajo një pjesë të kohës ia dedikon punës me të rinjtë si pedagoge pranë Akademisë së Arteve në Lituani.

Ndërsa dirigjent në këtë koncert do të jetë Stefan Lano i cili dikur ka qënë pjesë e stafit të Teatrit të Operas ne Vjenë. Që prej vitit 2012 ai është dirigjent i Orkestrës Simfonike të Uruguay ( SODRE ) në Montevideo, ku puna e tij me orkestrën është vlerësuar maksimalisht si për cilësinë e shfaqjeve ashtu edhe për pragramin inovativ. Në shkurt të vitit 2013, ai dirigjoi një produksion të ri të Tristan and Isolde në Teatrin e Operas Göteborg në Suedi, vlerësuar ky si një prej varianteve më sinjifikative të kohëve të fundit.

Pritet që shfaqja të jetë e një cilësie të lartë ndërkohë që pjesët që do të interpretohen do të jenë Koncerti Nr 1 për Piano – Frederic Chopin dhe Simfonia Nr. 4 “Romantike” – Anton Bruckner

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + 8 =