Ja kush janë dhjetë kandidatët për Këshillin Mbikqyrës të BSH

Ekonomi
224
0
sample-ad
Dhjetë kandidatët e vetëofruar për dy vende në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kanë paraqitur platformat e tyre në Komisionin parlamentar të ekonomisë, duke ju kërkuar edhe votën deputetëve.

Njëzëri kandidatët kishin si pjesë kryesore të prezantimit, paanësinë politike të anëtarëve dhe zbatimin e rregullores së brendshme, duke argumentuar se është e dukshme që rregullorja nuk është zbatuar siç duhet.

Në Këshillin Mbikëqyrës janë 5 vende vakante, por komisioni i Ekonomisë do të vendosë për dy prej tyre. Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, dy prej kandidaturave plotësohen me propozim që vjen nga Kuvendi i Shqipërisë, dy anëtarë të tjerë plotësohen me propozim që vjen nga Qeveria dhe një tjetër propozohet nga Presidenti.

Kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së
1-Natasha Ahmetaj
2-Saimir Burgaj
3- Sulo Hadëri
4-Fatos Ibrahimi
5-Bledar Isallari
6-Tonin Kola
7-Aurel Laci
8-Arben Malaj
9-Alek Polo
10-Andon Vasili

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − five =