Ekzekutimet në Selitë, zbulohet konflikti që shkaktoi vrasjen e dy të rinjve nga pronari i vilës

Aktualitet
234
0
sample-ad

Flamur Ymeri, pronari i vilës 2 ­katëshe që ekzekutoi me plumba në fytyrë dy persona në Selitë tri ditë më parë, rezulton të ketë pasur konflikt të hapur me familjen e njërit prej viktimave. Gazeta “Panorama” ka siguruar dje një dokument që tregon se konflikti mes Flamur Ymerit, 45 vjeç, banues në Selitë, ka qenë me prindërit e shtetasit Ervin Shaba, 25 vjeç. Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, mësohet se vitet e fundit, pronari i vilës, shtetasi Flamur Ymeri, i ka dhënë një shumë parash borxh me një interes të caktuar babait të Ervin Shabës. Pak kohë më vonë, për shkak të pretendimeve për moskthimin e këstit siç duhej, mësohet se Flamur Ymeri ishte përfshirë në konflikt me borxhliun dhe duke vënë në veprim përmbarimin, i ka bllokuar banesën që kishte në pronësi babai i Ervin Shabës.

Pronari i vilës në Selitë, i njohur për aktivitet biznesi në zonë, pas bllokimit të shtëpisë së borxhliut me anë të përmbarimit kishte nisur procedurat për kalimin e pronësisë së kësaj banese. Sipas burimeve nga hetimi i çështjes, mësohet se familja e njërit prej viktimave, Ervin Shabës, ndodhet vetëm disa blloqe larg banesës së Flamur Ymerit në zonën e Selitës. Për shkak të
njohjes nga fakti i banimit në një zonë, ata kishin marrë një shumë parash te biznesmeni që tashmë është arrestuar për vrasjen e dy të rinjve brenda banesës së tij.

Babai i Shabës: Djali nuk u vra për grabitje
Familjarët e të dy viktimave janë të bindur që vrasja e tyre nuk është kryer për grabitje. Babai i 26­vjeçarit Ervin Shaba, njërit prej viktimave, nuk ka arritur ende të pranojë vdekjen e të birit. I vrazhdë dhe i mbushur me dhimbje nga ajo që ka ndodhur, nuk pranon të japë komente për atë që ka ndodhur. Megjithatë, kur e pyesim për dyshimet e tij rreth ngjarjes, ai na thotë prerë që vrasja nuk ka ndodhur për grabitje. “Mua më ka vdekur djali 26 vjeç, çfarë prisni t’ju them?! Nuk është vrarë për grabitje, absolutisht jo. Nuk e di se për çfarë arsyeje ma vranë djalin”, kaq thotë Sulejman Shaba dhe u kërkon edhe familjarëve të tij që të mos japin asnjë koment tjetër për atë që ka ndodhur.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × three =