Dior prezanton koleksionin e vjeshtës ne Japoni

Stili i jetesTendence
272
0
sample-ad

Shtëpia e modës Dior ka një lidhje të herët me Japoninë, që në vitet 50 kjo shtëpi bëri krijime të ndryshme për një workshop të famshëm në Kyoto, në të njëjtën kohë linja e dyqanave Daimaru filloi të shiste veshjet e saj haute cauture. Më vonë Dior stiloi fustanet e martesës së princeshës Michiko, por lidhjet e stilistit me Japoninë filluan që në fëmijëri kur ai ishtë i dhënë pas filmave japonezë.

Për më tepër, Japonezët ishin të parët blerës për linjën e tij të veshjeve për burra në vitet 90’.“Është një vend sublim për të jetuar” tha ai, “E parë nga këndëveshtrimi i modës dhe I stilit, njerëzit në Japoni kanë një liri të madhe për të shprehur veten”.

Së fundmi sfilata e Dior për vjeshten 2015 mbushi një sallë të madhë më 1400 veta, ku midis tyre edhe Audrey Tautou dhe Hailee Steinfeld. Por kjo nuk ishte një shfaqje japoneze, kimonot nuk ishin të pranishëm. Ai shkoi përtej rrobave të eventeve të veçanta si fustane mbrëmjesh apo mantele të kuq.

“Unë u mundova të imagjinoj një grua që ishtë shumë e dhënë pas gjuhës së Dior, por ajo ka gjithashtu edhe kopshtin e saj, dhe të dashurin që shëtit më një motoçikletë në qytet, ose ajo është buzë detit me fëmijët e saj, ose ka dalë me qentë e saj.” – u shpreh Raf Simons, drejtori kreativ i Dior.

Më poshtë kemi zgjedhur disa nga veshjet që ne i konsiderojmë si më të mirat e kësaj sfilate.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 + thirteen =