Deputeti Ben Blushi kundër terapisë së prangave

AktualitetKryesorePolitike
341
0
sample-ad

“Fjala burg më shqetëson dhe po e përdorin pa masë. Nuk besoj se burgu është mundësia më e mirë për të korrektuar. E kanë provuar për 50 vjet shqiptarët. Ne si shoqëri kemi nevojë të korrektohemi,por është  ekzagjerim  të dënohen njerëzit me burg për çdo shkelje ligjore”.

Konstant në gjykimet e veta të pavaruara dhe të paimponuara nga vija e Njeshit të partisë dhe të qeverisë, është profiluar deputeti Ben Blushi edhe lidhur me strategjinë e qeverisë, që rilindjen e vendit e ka nisur me vendosjen massive të prangave për të gjithë ata që nuk kanë shlyer detyrimet taksuale, apo kanë ndërtuar pa leje etj.

“Është e padrejtë, pa dashur të kthej në polemikë, që fjala burg më shqetëson dhe po e përdorin pa masë. Nuk besoj se burgu është mundësia më e mirë për të korrektuar. E kanë provuar për 50 vjet shqiptarët. Shteti didaktik ka instrumente të tjerë verbale, gjoba për tu vetëkorrektuar. Dhe ne si shoqëri kemi nevojë të korrektohemi, por nuk mund të shkojmë menjëherë në burg. Është  ekzagjerim  të dënohen njerëzit me burg për çdo shkelje ligjore”, ka artikuluar deputeti Blushi në seancën e djeshme parlamentare, ndërsa diskutohej amendimi i Kodit Penal  për të përfhsirë hedhjen e prangave për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, madje edhe për punëtorët që punojnë në ndërtime pa leje.

Kjo ka ngjallur reagimin kundështues të kryeministrit, i cili edhe këtë here ka treguar se është konseguent në strategjinë  e qeverisjes sipas formulës”të parat janë prangat”.

 “Faleminderit për vërejtjen, që nuk është origjinale, sepse ka kohë që e bën me zë të madhe opozita… Nuk shoh asnjë terapi tjetër, veç terapive radikale”, ka kthyer përgjigje Blushit kryeministri Rama.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × five =