Berisha ironizon ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu

AktualitetKryesorePolitike
395
0
sample-ad

Duket se e kanë prekur kritikat dhe vërejtjet që ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, bëri në Top Story, dhe kjo ka nxjerr edhe njëher në pah marrëdhënien jo të mirë të tyre, pasi gjërat që ish kryeministri nuk i pëlqejnë ai i sulmonë. Këtë ka bërë Sali Berisha duke i dhënë edhe sulmin e fundit ambasodorit Arvizu përpara se të largihet nga Shqipëria.

Berisha thotë se Arvizu po largohet si mik i Edi Ramës dhe mbështetësve të tij.

Sipas Berishës, Arvizu ka fyer mbrëmë Partinë Demokratike.

Të dashur miq. Ambasadori Arvizu ishte mbrëmë në intervistë lamtumire para largimit nga Shqipëria. Ai kishte përzgjedhur për këtë intervistë, gazetarin më të preferuar të Edi Ramës, Sokol Balla.

Mendoj se intervista e lamtumirës ishte një rast i mirë që ai të largohej si një mik i shqiptarëve, atyre që qeverisin, atyre që nuk mbështesin ndonjë parti politike dhe atyre që janë në opozitë, pa të cilët demokracia nuk ekziston.

Por, ai zgjodhi, në rrafshin politik, të largohet thjesht si mik i Edi Ramës dhe mbështetësve të tij. Për të faktuar këtë, ai përdori termat më tipike si SHQUP, që Edi Rama përdor për të fyer Partinë Demokratike. Në kësi rastesh, kur tjetri të fyen, ne shqiptarët, me vetpërmbajtje i themi- fyerjen mbaje për vehte. Kurse unë i them ambasadorit Arvizu: fyerjet janë akte ekstreme në diplomaci dhe se fyerjet ndaj opozitës me fjalët e pushtetit, jo që nuk nuk janë meritë, por janë mjerim. Ato janë dobësi më shumë se diplomatike.

Ambasadori Arvizu është në ditët e fundit të qendrimit të tij në Shqipëri, ndaj le t’i urojmë gëzuar festat e fund vitit dhe rrugën e mbarë, si dhe të falenderojmë me shumë mirënjohje qeverinë dhe Kongresin e SHBA, për vendimin e tyre miqësor për lehtësimin e vizave, një kartolinë kjo shumë e bukur për festat e fundvitit për shqiptarët”, thotë Berisha.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 10 =