Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit dhe drogës në Itali, 12 persona në pranga

AktualitetKronikeKryesore
479
0
sample-ad

Policia Italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafik lëndësh narkotike e prostitucion dhe ka sekuestruar një sasi të madhe lëndësh narkotike.

Sipas mediave italiane, arrestimet janë kryer në Milano nga policia e shtetit, ndërsa në pranga kanë rënë 12 persona, të gjithë me kombësi shqiptare.

Mësohet se hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur që në muajin prill, duke çuar edhe në sekuestrimin e 900 kg marijuanë.

Policia nuk i ka zbuluar ende emrat e personave të arrestuar, por vetëm ka theksuar se aktiviteti kriminal i këtij grupi ishte shumë i gjerë në veri të Italisë.

Efektivët e Milanos kanë ekzekutuar 12 urdhër-arreste ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 + seventeen =