Raportuesi për Shqipërinë, Flenckeinstein sot në Tiranë, për bojkotin e opozitës

AktualitetPolitike
359
0
sample-ad

Dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan mbështesin rivendosjen e dialogut politik mes pozitës dhe opozitës në parlament. Në një deklaratë për mediat thuhet se Knut Flenckeinstein do të jetë në Tiranë në datën 18 dhe 19 dhjetor. Pas tij do të jetë eurodeputeti Eduard Kukan, që do të vijë në Tiranë në 21-22 dhjetor.

Të dy grupimet politike kryesore të Parlamentit Europian, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Partitë Popullore Europiane kanë mbështetur vazhdimisht Shqipërinë në proceset integruese dhe ndihen përgjegjëse për këtë. Në respekt të kësaj, dialogu konstruktiv dhe i qëndrueshëm politik mes shumicës dhe opozitës, së bashku me debatin politik që duhet të ndodhë në parlament janë jetike për këtë proces. Dy grupimet e PE ua kanë besuar përfaqësuesve të tyre, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, misionin për të ndihmuar shumicën dhe opozitën që të rivendosin dialogun politik dhe të inkurajojnë opozitën që t’i japë fund bojkotit dhe të rifillojë punën në parlament”, – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen + 10 =