Rama: Hiqni barrën dhe përballuni me realitetin, njihni Kosovën

AktualitetKryesorePolitike
310
0
sample-ad

“Marrëdhëniet tona kanë për të shkuar përpara. Unë vendosmërisht besoj se kur Serbia të heqë barrën dhe të përballet me realitetin dhe të njohë Kosovën, Serbia do të marrë më të mirën, të gjithë do të jenë më mirë,

kjo ka qënë përgjigja e kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste për televizionin sërb N1.

Kreu i qeveris ndodhet në vizitën e tij të dytë në Serbi, ku mori pjesë në Samitin Kinë-Ballkan, dhe në intervistën e dhënë u është përgjigjur pyetjeve dhe tematikave më të rëndësisshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri shqiptar ka përsëritur se Serbia nuk është armiku i shqiptarëve dhe se e kaluara është lënë pas, por përkundrazi e ka cilësuar si aleatin më të rëndësishëm në kuadër edhe të perspektivës Europiane.Rama është shprehur se faktikisht armiku i vërtetë i dy vendeve janë disa nga problemet madhore të përbashkëta, si papunësia dhe varfëria që siç theksoi ai janë pasojë e keqqeverisjes së kaluar në të dy vendet.

Sa i përket ndeshjes Serbi-Shqipëri të 14 tetorit, Rama është shprehur se futbolli nuk duhet të kthehet në një çështje më të madhe se problemet e vërteta si varfëria dhe papunësia.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka theksuar se si Serbia ashtu edhe Shqipëria, apo edhe marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet të jenë të vogla sa një top futbolli.

I pyetur lidhur me ftesën e bërë nga ai për homologun Vuçiç për një vizitë në Tiranë, Rama ka konfirmuar se këtë ftesë ia ka thënë si në konferencën për shtyp të përbashkët më 10 nëntor ashtu edhe në takimet private. Rama është shprehur se Vuçiç mund të vijë e të thotë ç’të dojë në Tiranë dhe se asnjë nuk do të ndihet i provokuar. Kjo sepse siç tha ai, nuk ka komplekse rreth çështjeve të tilla.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + seventeen =