Vrau balerinën në një lokal nate, Prokuroria kërkon burg për jetë për Artur Kuliçin

AktualitetKronikeKryesore
374
0
sample-ad

Burgim të përjetshëm kërkoi Prokuroria e Tiranë për Artur Kuliçin, i cili akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e  Sonila Dervishi (Tafa), ngjarje e ndodhur dy vite më parë, në një lokal nate, në periferi të Tiranës.

“Gjatë gjykimit ka rezultuar se i pandehuri, i cili është hetuar me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë”, pas një konflikti fizik në ambjentet e lokalit me disa shtetas të tjerë, në shenjë hakmarrje, ka pritur sapo personat kundërshtarë kanë dalë nga lokali dhe u ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e ambjentit”.

Nga të shtënat ka mbetur e vdekur shtetasja Sonila Tafa, si edhe është plagosur shtetasja R.K, të cilat nuk ishin objektiv i sulmit me armë nga i pandehuri.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me një automjet, i cili më pas është gjetur në shtëpinë e një mikut të tij. Nga ky moment, autori Artur Kuliçi është larguar dhe nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

Kuliçaj i njohur ndryshe si i afërmi i ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj nga moment i vrasjes ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe sot rezulton i shpallur në kërkim dhe nga Interpol Tirana.

Gjykimi ndaj Kuliçajt është zhvilluar në 28 seanca në mungesë të tij ndërsa pas pretencës ku kërkohet burgim i përjetshëm pritet vendimi i gjykatësit Martin Deda për të dënuar autorin e vrasjes së balerinës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 4 =