Nis procedura për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Shqipëri

Ekonomi
251
0
sample-ad

Gazësjellësi TAP nis hapat konkrete të ndërtimit të tij në territorin e Shqipërisë dhe Greqisë. Në një njoftim për shtyp të sajin nga selia qendrore në Zvicër, kompania Trans Adriatik Pipeline, bën të ditur se ka nisur procesi i parakualifikues për linjat e brendshme të tubacionit dhe për kthesat e tubacioneve. Zbatimi për këtë kontratë është ndarë në gjashtë lote, të cilët do të bashkohen në daljet e gazësjellësit që do të jenë në Kavallë të Greqisë dhe në Durrës-Shqipëeri.

Në njoftimin e TAP, bëhet e ditur ndër të tjera se detajet konkrete të kësaj kontrate do të bëhen të ditur me publikim e Fletores Zyrtare të Bashkimit Europian.

Shtrirja për këtë linjë gazi është rreth 780 kilometër, me një peshë totale prej 443 mijë tonë dhe me diametrat përkatës: 121.92 cemtimetra dhe 91.44 centimetra.

Drejtori i Prokurimeve në TAP, Knut Steinar Kvindesland, tha se “TAP e ka bërë ndarjen e kësaj kontrate në gjashtë lote të veçante për të t’i dhënë mundësi makimale kompanive që të përgatiten seriozisht për këtë projekt. Përzgjedhja e pjesëmarrësve potencialë në këtë kontratë sikurse është bërë edhe në të gjitha kontratat e tjera të TAP, do të jetë rigoroze. Një prej prioriteteve kryesore që kontraktoret tanë duhet të përmbushin janë standardet më të larta në ruajtjen e shëndetit, sigurisë maklsimale dhe ambjentit, dhe angazhimit të plotë të politikës së TAP për “zero rrezik”.

Trans Adriatik Pipeline  do të hapë procesin parakualifikues për linjat e  jashtme në fillimin e vitit 2015.

Gazësjellësi

Tap do të transportojë gazin natyror nga burimet gjigande të Shah Deniz nga Azerbaxhani në Europë. Gazësjellësi do të jetë i gjatë rreth  870 kilemetra dhe do të lidhet me Trans Anatolian Pipeline(TNAP), pranë kufirit turko-grek, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë pikën fundore në Jug të Italisë.

Ndërtimi i TAP do të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Europës Juglindore, përfshirë: Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë dhe vende të tjera.

Zbarkimii i TAP në Itali do të mundësojë shumfishimin e kapaciteteve për transportimin e gazit natyror të Kaspikut për tregun europian si në Gjermani, Francë, Europën e Bashkuar,  Zvicër dhe Austri.

TAP do të promovojë zhvillimet ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës në shtetet ku do të kalojnë linjat e saj. Ai do të jetë një burim i madh për investimet e huaja dhe nuk do të krijojë varësi për grantet apo subvensionet. Sipas parashikimeve gazi dop të nisë të hyjë në tregjet europiane rreth vitit 2019.

Konsorciomi TAP përbëhet nga pjesëmarrja e disa kompanive të mëdha që kanë përqindjet e aksioneve. Ndarja e aksioneve është: BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 15 =