Në këtë moshë më mirë të luaj mbrojtës, pasi nuk jam më Loriku i para dhjetë viteve

Sport
286
0
sample-ad

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana po gjen më shumë hapësira te ekipi italian Lacio, përkrah mbrojtësit holandez De Vrij, pasi ai ka një sinergji positive.

Duke folur në një interviste radiofonike për radion ” Lazio style”, Cana thekson se do të preferonte të luante mbrojtës në këtë moshë sesa mesfushor shkatërrues, ” Do të ishte më mirë për momentin që të luaja në mbrojtje, sepse vitet kalojnë dhe aty mund të përdorësh më shumë eksperiencën sesa freskinë fizike. Nuk jam më Loriku i para dhjete viteve më parë. Në Itali jam bërë më ekspert në repartin difensiv, sepse këtu është shkolla më e fortë, përsa i përket prapavijës”.

Gjithashtu Cana rrefen se të qenit lider për të është dicka natyrale, sepse ai ka qënë, që në moshën 21 vjeç prezent në Champions League, kapiteni më i ri i Marsejës, kur ai ishte vetëm 24 vjeç, por edhe kapiteni i Sandërland në Permier League në Angli dhe njëkohësisht kapiteni aktual i përfaqësueses shqiptare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − 7 =