Ndalohen qindra qytetarë në Vlorë, do shkonin në Gjermani për azil

AktualitetKryesore
396
0
sample-ad

Shumë qytetarë janë drejtuar drejt Portit të Vlorës mesditën e sotme dhe kanë vazhduar të qëndrojnë atje edhe në mbrëmje, me synimin për t’u nisur nga Italia drejt Gjermanisë për të kërkuar azil.

Policia e qytetit bregdetar bllokoi në port me rreth 600 persona nga fshatrat e Vlorës, të cilët do të niseshin drejt Gjermanisë. Duke marrë parasysh fluksin e pazakontë të qindra personave që kanë prerë biletat, policia dyshon se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi nga agjencitë turistike që nisin qytetarët drejt Gjermanisë me premtimin se atje do të marrin statusin e azilantit. Sipas burimeve shumë prej tyre synojnë ikjen në shtetin fqinj Itali dhe më pas për në Gjermani. Policia ka marrë në pyetje, pronarët e agjensive turistike pasi dyshimitpër mashtrim.

Por qytetarët e bllokuar, thonë se kanë prerë biletat dhe synojnë të shkojnë në Gjermani për të përfituar azil.

Në një reagim për këtë situatë, Ministria e Brendshme tha se Policia e Shteti po ndërmerr hetime ndaj çdo personi, shoqërie udhëtimi ose kompanie tregtare që organizon ose ndërmjetëson për udhëtimin e qytetarëve për qëllime të azil-kërkimit dhe shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − nine =