Çokollata e zezë shumë e mirë për zemrën

Shendeti
367
0
sample-ad

Hulumtuesit në Universitetin e Luizianës, testuan pluhurin e kakaos në një model të traktit digjestiv dhe zbuluan se disa baktere në stomak hanë çokollatë të zezë,e fermentojnë atë dhe më pas prodhojnë përbërje anti -inflamatore që i bëjnë mirë zemrës. Studimi ishte planifikuar për prezantim të enjten në një takim të Shoqatës Kimike Amerikane në Dallas.

“Ne kemi gjetur se ekzistojnë dy lloje mikrobesh në zorrë: ato të mira dhe të këqia”, tha Mary Moore, një student që po mbron diplomën dhe një nga autorët e studimit, në një njoftim për shtyp të shoqatës.

“Mikrobet e mira, të tilla si bifidobakteria dhe bakteret e acidit laktik ushqehen me çokollatë”, tha Moore në deklaratën për shtyp. “Kur ju hani çokollatë të zezë, këto baktere rriten dhe e fermentojnë atë, duke prodhuar përbërje që janë anti-inflamatore”.

Kryesuesi i studimit John Finley, një profesor në departamentin e shkencës së ushqimit në po të njëjtin universitet, tha: “Kur këto përbërje përthithen nga organizmi, ato ulin inflamacion-in e indeve kardiovaskulare, duke zvogëluar rrezikun, në terma afatgjata, të goditjeve në tru”.

Finley shtoi se ai beson se ky është studimi i parë që shqyrton efektet e çokollatës së zezë mbi llojet e ndryshme të baktereve në stomak.

Hulumtuesit gjetën gjithashtu prova se njerëzit mund të marrin edhe më shumë përfitime shëndetësore, nëse ata hanë çokollatë të zezë, të shoqëruar me fruta të ngurta si shega dhe acai (një lloj boronice). Të dhënat dhe konkluzionet e paraqitura në këto takime, tipikisht konsiderohen paraprake, deri në momentin kur të publikohen në një revistë shkencore që analizohet nga specialistët e fushës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + thirteen =