Bosi i Chelsea, Abramoviç humbet 449 milionë dollarë, pas rënies së rublas Ruse

Sport
207
0
sample-ad

Kriza ekononike ruse e shkaktuar nga zhvlerësimi drastik i monedhës ruse ka bërë që dy milarderët rus, Roman Abramovich dhe Alisher Usmanov të humbin miliona dollarë brenda 48 orëve.

Pasi ra fuqishëm paraja ruse, pronari i skuadrës së futbollit të Chelsea, Abramovich brenda 48 orëve, sipas mediave ruse mësohet të ketë humbur plot 449.5 milion dollarë.

Më shumë se ai ka humbur miliarderi i Arsenalit, Alisher Usmanov që brenda 48 orëve ka humbur 809 milionë dollarë.

Indeksi financiar i Bloomberg raporton se humbja e tyre mund të pësoi edhe më shumë rënie drastike, sepse monedha ruse mund të ketë edhe më shumë rënie në ditët në vazhdim.

Humbja katastrofale e milionave mund të ndikoi edhe në të ardhmen e tyre në investimet në futboll, pasi thuhet se është e sigurtë se shifra prej 1 miliard dollarë humbje do ti kapë të dy miliarderët e Premierligës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 4 =