Betohet ambasadori i ri amerikan i Shqipërisë

AktualitetPolitike
406
0
sample-ad

Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu,

u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm Lu tha se “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin.

Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + four =