Bavarezët kërkojnë 18 milionë € për Shaqirin

Sport
228
0
sample-ad

Futbollisti i Bayern Munichut Xherdan Shaqiri  vlerësohet me plot 18 milionë euro nga skuadra e tij, e cila dëshiron ta largojë atë.

Sipas gazetës „Bild“, bavarezët kërkojnë 18 milionë euro për kosovarin. Presidenti i nderit i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, kishte deklaruar se Shaqiri mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai ka thënë se nuk dëshiron që Bayern-i të mbajë lojtarë të cilët nuk janë të kënaqur dhe që dëshirojnë të largohen.

Kosovari i Bayern Munich-ut është i pakënaqur me minutazhin e ofruar nga Pep Guardiola në ekip dhe, sipas gjitha gjasave, do të kërkojë skuadër të re.

Pas lajmit se Shaqiri dëshiron të largohet nga Bayern-i shumë klube kanë shprehur interesim për të, përfshirë këtu edhe skuadrat si: Roma, Juventus, Napoli, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × one =