Akreditimi, një tjetër provë e dhimbshme për universitetet shqiptare

AktualitetKryesorePolitike
313
0
sample-ad

Për universitetet shqiptare nis një tjetër provë e dhimbshme, që do të na ballafaqojë me të tjera fakte, shifra, prova rrënqethëse: matja e cilësisë së tyre, pasi nga pikëpamja e ligjshmërisë, tashmë ato janë në rregull. Ky ka qënë paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama, gjatë lidhjes së marrëveshjes me Agjensinë britanike të Akredimit të Universiteteve.

Kreu i qeverisë deklaroi se po nisim fazën e dytë të reformës në arsim, atë të akreditimit.

Reforma në arsim është proces i dhimbshëm për shumëkënd, por jetik për të ardhmen e shoqërisë sonë, të shumëkujt që me sakrificat e prindërve ndërmerr rrugën e arsimit të lartë. Ka shumë histori lidhur me gjendjen në të cilën ne e gjetëm arsimin e lartë, ka shumë fakte dhe shifra rrënqethëse, që janë pasqyrë më shumë se bindesë për këtë reformë rrënjësore, por unë dua të veçoj faktin se nga 11 mijë studentë që duhet të zhvendoseshin në institucionet e arsimit të lartë, vetëm 2800 u paraqitën me kërkesën për zhvendosje, sepse të gjithë të tjerët kishin shënuar emrin në këto institucione dhe prisnin ditën kur do të shkonin të merrnin dipomën pa shkuar asnjë ditë në universitet“, theksoi Rama.

Kryeministri Rama, para nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe Drejtorit të Agjensisë Britanike të Akreditimit, falenderoi në mënyrë të veçantë, Ambasadorin Nicholas Cannon, i cili ishte “krushku” i kësaj marrëveshjeje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + seventeen =