"Mr. Marlboro", xhihadisti i Saharasë

Opinion
354
0
sample-ad

Mokhtar Belmokhtar, themeluesi i degës afrikane të Al-Kaedas.

Corriere della SERA

Terrorist, trafikant. E quajnë “i paprekshmi “. Por tani perandoria e ti është në rrezik. Intelligentë. Mediat dhe pushtetet e të gjithë botës e përshkruajnë si i vetmi Emir i padiskutueshem.

E quainë “i pa prekshmi” sepse shume herë janë përpjekur ta vrisnin dhe shumë herë e kanë quajtur “të vdekur”. Hera e fundit ishte këtë verë, mbasi kishin pushtuar GAO-n, kryeqytetin e Azaëad-it, rajonin verior të Mali-t që pretendon indipendencën e sai. Muxhahidin, terrorist, por, mbi tr gjitha trafikant.

Mokhtar Belmokhtar, themeluesi i degës afrikane të Al-Kaedas, drejton prej 20 vitesh Xhihadin midis Algerisë dhe Saharasë. Pavarësisht mundimeve të shumta për ti hequr perandorinë, autoriteti i ti nuk është vënë kurrë në diskutim.

E thërrasin edhe “Laouer ” (i verbër nga një sy ), trashgimi nga lufta në Afganistan. Në moshën 19 vjeëare stërviste ushtarët në kampin e Xhalalabad, në kufi me Pakistanin. Në 1993 kthehet ne Gharolai, vendlindja e ti, në mes të Algerisë të torturuar nga një gjaksore lufte civile.

Netëork-u i tij, i cili mban të ndricuar gjithë strukturën e Xhihadit, e bën të jetë lideri i fondamentalistëve islamik në Algjerinë jugore. Liderat e Al-Kaedas, qs ns atë periudhë gjindeshin në Sudan, vendosën ta bënin pjestar të trafiqeve të Jahara-s. Furnizonte me armë dhe materiale të ndryshme Xhihadistët algjerian.

Gjatë viteve, Belmokhtar ka kaluar nga terrorist në kontrabandistë, deri në “kapo mafje” i vërtetë.

“Mister Marlboro”, siç njihet masivisht, tashme pretendon shuma maramendëse parash për të patur mbrotjen e tij mbi trafiqet klandestine në Desert. Saharaja, tashme është Emirati i ti. Në 2002 Belmokhtar ndahet nga grupi i armatosur islamik për të krijuar atë që do të bëhej Al-Kaeda në Maghrebin islamik.

Në atë vit nis disa rrëmbime personash që e bëjnë të lidhet me Iyad Ag Ghali. Belmokhtar mban peng personat e rrëmbyer, ndërsa Ag Ghali bie dakord me shtetet e huaja për lirimin e tyre.

Iyad Ag Ghali është lideri i Azaëad-it, dhe aty Belmakhtor gjen strehim. Bëhet pjesë e fiseve të vendit, duke u martuar me katër gra të familjeve më të rendësishme Tuareg (fisi më i madh i vendit).

Vendos ti bëj konkurencë Bahanga-s liderit të rebelëve Tuareg dhe të dy përballen në luftën e Malias të 2006, e cila parashikoj skenarin e soçëm. Fondamentalistët islamik, fillimisht mbështetën fisin Tuareg dhe në fund e sulmojnë.

Edhe pse ende është figura kryesore e Al-Kaedaa në veriun e Afrikes, pesë vitet e fundit Belmakhtor ka patur thjesht rolin e furnizuesit të Xhihadit. Lidhja e ti me Al-Kaeda-n është krisur disi, sidomos pas vetshpalljen të Abdelmalek Droudkel si shef i tyre.

Marrëdhenjet e “Mr. Marlboros” me Droudkel-in kanë qenë gjithnjë të vështira, por u prishën përfundimisht kur Belmokhtor nuk u nominua zyrtarisht Emir. Lufta midis tyre ka krijuar shume trazira të brendëshme. Ndarja në dy fraksione nga ana e rebelëve e ka thjeshtëzuar ndërhyrjen e ushtrive ndërkombëtare,duke venë, tashmë, në rrezik Emiratin e Belmokhtar-it. Domethënë “

Përgatiti: Laureta SHYTI / shtypi.net/ Bolonja-Itali

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 5 =