Zbardhet motivi i vrasjes në Kamëz, djali ka parë fytyrën e atentatorit

AktualitetKronikeKryesore
319
0
sample-ad

Qerim Skacaj duket se u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në Kamëz, për shkak të një hakmarrje të vjetër. Bëhet fjalë për vrasjen e Julian Agollit, që njihej edhe si “i forti i Laprakës”, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2005.

Agolli u vra në prag të shtëpisë, ndërkohë që atëhere u fol se vrasje ishte hakmarrje për vrasjen e Fatmir Dautit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004. 50-vjeçari Qerim Skacaj ishte mik me këtë të fundit dhe dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Agollit.

Dhe, ditën e djeshme, në këtë zinxhir hakmarrjesh, i ka ardhur radha edhe 50-vjeçarit me origjinë nga Kukësi. Ai kishte disa precedent penalë në Shqipëri dhe Greqi. Ekzekutimi i tij mendohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Atij ju afrua një person, e pyeti nëse ishte Qerim Skacaj, dhe pasi ky i fundit pohoi se ishte ai, e ka qëlluar dy herë, në kokë dhe trup. Policia e kryeqytetit mban 6 persona të dyshuar si të përfshirë në krim teksa ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se ekzekutoi në sy të fëmijës Skacin.

Me anë të psikologes grupi hetimor ka mundur të marrë dhe dëshminë e djalit të viktimës i cili në momentin e vrasjes ishte në shoqërinë e të atit pasi ky i fundit po e dërgonte në kopësht.

I mituri ka thënë se ka mundur të shohë fytyrën e atetnatorit por për momentin nuk është i kthjellët ta identifikojë, ndërsa sipas të miturit ai ka qenë i veshur me xhinse dhe xhup e pa kapuç. Seksioni i krimeve të rënda ka përgatitur mbi 20 foto të personave me të shkuar kriminale dhe në konflikt me Skacin dhe pritet që sapo djali të kalojë traumën psikologjike t’i vendosen për njohje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − twelve =