Vëllai plagos motrën e bashkëshortin e saj në Lushnje

AktualitetKronike
280
0
sample-ad

Një çift bashkëshortësh janë plagosur nga vëllai i gruas. Ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku Gëzim Garruli ka plagosur  me pistoletë motrën e bashkëshortin e saj Shaqe dhe Fiqiret Ballën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e këtyre të fundit në fshatin Shën Premte, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekëosore.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 45-vjeçarja Shaqe Balla po i nënshtrohet operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshorti i saj është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e krimit në familje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së dyfishtë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + 14 =