Reali finalisti parë i Botërorit të Klubeve, thyhen rekordin e Barcelonës

Sport
203
0
sample-ad

Reali i Madridit kualifikohet për në finalen e Botërorit të klubeve. Skuadra e Ancelotit ashtu sic pritej nuk hasi probleme ndaj meksikanëve të Cruz Azulit, duke fituar 4-0, me dy gola për cdo pjesë. Një sukses i thjeshtë për kampionen e Europës që nuk e vuri asnjëherë në diskutim kalimin më tej, pasi shënuan të parët që në minutën e 15-të me Ramosin. në të 36-tën, Benzema ngriti rezultatin në 2-0. Cruz Azul në pjesën e parë pati mundësinë për të kujtuar se i kishte shënuar një gol Realit në këtë kompeticion por Torrado gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, los blancos vazhduan të thellonin më tej rezultatin me Bale që shënoi të tretin me kokë, ndërsa Isco finalizoi në mënyrë perfekte pas një “vallëzimi” në zonë për golin e 4-0. Ky ishte suksesi i 21-të radhazi për Realin e Madridit, që kalon në finalen e Botërorit ku do të presë fituesen e ciftit San Lorenzo – Auckland City.

Por Los Blancos me këtë fitore ka thyer një tjetër rekord të Barcelonës. Ekipi spanjoll më në formë për momentin, brenda një vitit kalendarik ka shënuar 176 gola, një më shumë sesa Barcelona, e cila e kishte arritur këtë shifër në vitin 2012, raporton spanjollja sportive “AS”. Kurse, kampioni i Europës është drejtë një rekordi botëror. Reali ka 21 fitore radhazi, derisa i duhen edhe katër triumfe për ta tejkaluar klubin brazilian, Coritiba, që ka 24 fitore radhazi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 2 =