Rama takon Vuçiç, diskutohet për shqiptarët e Preshevës, firmoset marrëveshje për njohjen e patentave

AktualitetKryesorePolitike
216
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd në kuadër të samitit Ndërkombëtar që po mbahet në këtë vend. Sipas Ramës, takimi ka pasur si qëllim kujdesin ndaj shqiptarëve të Preshevës që jetojnë nën qeverisjen serbe.

Takim me km Vuçiç për rritjen e ritmit të bashkëpunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shprehet Rama në Facebook e Twitter mbi takimin që kishte me Vuçiç.

Më parë kreu i qeverisë, Edi Rama,zhvilloi një takim me homologun e tij kinez Li Keqiang. Rama ka marrë mirëkuptim të plotë nga kreu i qeverisë kineze për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Kreu i Qeverisë shqiptare ndodhet në Beograd në kuadër të Samitit të tretë Kinë-Europë Qendrore dhe Juglindore, ku po marrin pjesë 20 kryeministra nga rajoni.

Ndërkoh marrëveshja është konkretizuar pasi qeveria serbe dhe ajo shqiptare kanë firmosur edhe një marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit të të dy vendeve.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç dhe ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Marrëveshja është nënshkruar pas takimit që kryeministri Rama ka pasur me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − 5 =