Shkarkohet zv/ministrja që nuk pagoi energjinë, Rama: S’do pranohet asnjë justifikim

AktualitetKryesorePolitike
406
0
sample-ad

Është shkarkuar zyrtarisht nga posti që mbante si zëvendësministre e Mjedisit Diana Bejko.  Ky shkarkim ka ardhur pasi ajo ka rezultuar debitore ndaj OSHEE-së për mospagesën e energjisë elektrike

në shtëpinë e dytë që kishte në Velipojë.

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave e cila me vendim qeverie, vendosi të largojë nga detyra ish-zëvendësministren.

Largimi i Bejkos nga ky post është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili nga Beogradi ku ndodhet në Samitin Kinë-Ballkan, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë si zëvendësministre, por ka theksuar se në mospagesën e energjisë nuk do të pranohet asnjë justifikim për askënd.

E falenderoj Znj.Bejko per kontributin si zv.ministre por ne mospagesen e energjise s’do pranohet asnje justifikim per askend! As per 1 Lek!” shkruan Rama në Twitter

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 4 =