Policia arreston babagjyshët që vodhën argjendarin tek TEG-u. Rama: Iku koha e të ikurve në drejtim të paditur

AktualitetKronike
281
0
sample-ad
Një vit pas vjedhjes spektakolare në qendrën tregtare, Tirana East Gate, TEG, policia ka arrestuar 2 nga autorët e vjedhjes të cilë ishin veshur si babagjyshë.

Sipas policisë grupi kriminal ishte i përbërë nga 8 persona dhe këta personat ishin përgjegjës edhe për disa grabitje të tjera në argjendari të ndryshme.

Policia njofton se operacioni i koduar “Babagjyshët” u zhvillua gjatë 48 orëve të fundit.

Ngjarja ndodhi më 24 dhjetor, ku 4 persona të maskuar me veshjen e babagjyshit hynë në qendrën tregtare në Tiranë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën një argjendari dhe mundën të largohen prej andej brenda pak minutash.

Ndërkohë që në media u transmetua edhe videoja e grabitjes.

Sipas uniformave blu 4 persona janë shpallur në kërkim për grabitjen, 1 është në burg, ndërsa një është ai që u vra në grabitjen e argjendarisë në Dibrën e Madhe.

Pas arrestimit të dy prej autorëve të grabitjes së ndodhur vitin e kaluar në TEG,  kryeministri Edi Rama përgëzon Policinë. Kreu i qeverisë thotë se tashmë po ikën koha e e të ikurve në drejtim të paditur.

Përgëzime Policisë për arrestimin e grabitësve qe morën famë si “babagjyshat e Vitit të Ri”. Po ikën koha e të ikurve në drejtim të paditur!”, shkruan kryeministri Rama.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 3 =