Pogradec, banorët në protestë kundër çmimit të shpronësimeve, bllokojnë INUK për prishjet

Aktualitet
782
0
sample-ad

Banorë të fshatit Udënisht kanë protestuar sërish kundër shpronësimeve dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë INUK të prishë banesat dhe lokalet buzë liqenit, për vijimin e punimeve të rrugës Lin-Pogradec. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policisë, të cilat po përpiqen të normalizojnë situatën.

Banorët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, pasi shuma e caktuar për shpronësim është qesharake. Ata kanë tentuar të bllokojnë rrugën kryesore, por nuk janë lejuar nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Udënishtit protestojnë kundër shpronësimeve, pasi siç kanë thënë vetë ata vlera e caktuar është 200 lekë për metër katrorë. Ata kanë kërkuar rivlerësim të shumës për shpronësimin e tyre, pasi në të kundërt nuk do lejojnë vijimin e punimeve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 7 =