Në Samitin e Beogradit tjetër incident, televizioni sërb ka ndërprerë transmetimin gjatë fjalës së Ramës

AktualitetPolitike
205
0
sample-ad

Në Beograd vijon samiti mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendore dhe Lindore, që ka në axhendë bashkëpunimin ekonomik. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale, pak para fillimit të takimit me homologun e tij kinez. Në foto, kryeministri kinez është mes Ramës dhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

Të dy kryeministrat ballkanas shihen mjaft të qeshur me kryeministrin kinez, nga i cili shpresojnë të përfitojnë sa më shumë financime. Ndërkohë, Tanjug bën me dije se me Ramën ka ndodhur një tjetër “incident”.

Gjatë fjalimit që ai ka mbajtur në samitin mes Kinës dhe vendeve të Europës Lindore dhe Ballkanit, televizioni serb e ka ndërprerë transmetimin. Ndoshta akoma nuk e kanë kaluar mërzitjen e vizitës së pak javëve më parë të Ramës, kur atëherë vendosën që të mos e përkthejnë fjalimin e tij, pas përmendjes së Kosovës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 8 =