Kukësi mposht Tiranën, Vllaznia surprizon Partizanin në ndeshjet e Kategoris Superiore

Sport
510
0
sample-ad

Janë mbyllur ndeshjet e Kategoris Superiore ku ndeshja më intersane ishte ajo mes Kukësit dhe Tiranës. Nën kampionët e Shqipërisë mposhtën Tiranën me rezultatin 1-0 dhe heroi ishte një ish-bardheblu. Vilfor Hysa pasi u shërbye mjaft mirë nga Pero Pejic ndëshkoi ekipin ku u rrit si futbollist duke i dhuruar avantazhin bluve kuksian.

Surpriza më e madhe erdhi nga stadiumi Qemal Stafa, aty ku Partiznai kryesues dorëzoi kreun pasi u mposht nga një Vllazni në formë madhështore. Periudha më e errët e sezonit për demat të cilat me sa duket akoma nuk janë rekuperuar nga dehja e entuziazmit e ardhur nga derbi i fituar. Alsid Tafili ishte heroi për të besuarit e Baldo Rabinerit. Mesfushori lëshoi një të djathtë potente e cila nuk i dha asnjë shans portierit Hoxha. Shkodranët arrijnë në këtë mënyrë fitoren e 5-të radhazi duke i larguar përfundimisht makthet e rënies nga kategoria.

Ndërsa Skënderbeu u rikthye tek fitorja pas disfatës në kryeqytet dhe e bëri kundër një ekipi ndaj të cili ka ndezur një rivalitet të ashpër vitet e fundit. Kampionët në fuqi e dominuan takimin duke krijuar raste të shumta për shënim por vetëm një Lika në superfomë ndali ofensivën bardhekuqe, megjithatë jug-lindorët morën atë që merituan në pjesën e dytë. Ai që e vendosi sfidën për korçaret ishte Peter Olainka. Nigeriani ktheu në rrjetë një devijim të portierit Ilion Lika pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga kapiteni Shkëmbi. Skuadra e Josës ngjitet në këtë mënyrë në vendin e dytë duke iu bashkuar Partizanit

Teuta u rikthye tek fitorja duke mposhtu në Niko Dovana Apoloninë. Një takim që shihte përballë dy skuadra që këtë sezon si synim kryesor kanë qëndrimin në kategori. Ai që e vendosi sfidën për formacionin e Gentjan Begejës ishte shkodrani Ansi Nika në minutën e 38-të. 24 vjeçari shëndrroi në gol një 11 m i cili qëndroi në fuqi deri në fund, me Teutën që tashmë shkëputet 6 pikë nga zona e ftohtë e renditjes.

Një fitore të mundimshe ka arritur Laçi në stadiumin e vet kundër Elbasanit. Pavarësisht mungesave të shumta verdheblutë arritën qa ta ruanin të paprekur portën e tyre deri në minutën e 75-të kur Valdano Nimani nga brenda zonës ndëshkoi portierin elbasanas, me kurbinasit që i rikthehen 3 pikëve pas humbjes në Shkodër.

Ja rezultatet e ndeshjeve të Kategoris Superiore

Kukësi  1:0 Tirana

Laçi  1:0 Elbasani

Teuta  1:0 Apolonia

Skënderbeu  1:0 Flamurtari

Partizani  0:1  Vllaznia

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × two =