Karrota mund të shërojë infraktin

Shendeti
261
0
sample-ad

Karrotat dhe veza kurojnë më mirë se ilaçet personat që kanë pësuar një infarkt, pasi ndihmojnë në rigjenerimin e elementëve kardio-vaskularë. Sipas një studimi që është bërë në laboratorin e Shkencave Mjekësore në Piza, nxjerr në pah përfitimet nga disa ushqime të caktuara për ata që kanë pësuar një infarkt dhe që mund të evitojnë, ose të kufizojnë, konsumimin e ilaçeve.

Projekti, ende në fazë zhvillimi, është ilustruar në ditën e parë të një seminari që po zhvillohet në qytetin italian dhe e ka marrë nismën nga studime që kanë treguar se si elementë jo shumë plastikë, si zemra dhe truri, kanë aftësi autogjeneruese të ulët qelizash staminale. Megjithatë, si çdo organizëm edhe qelizat staminale kanë një “kod personal” që mund të interpretohet dhe më pas të përkthehet në terapi.

Studimi e zhvendos vëmendjen tek mundësia që në vend që të bombardosh organizmin me qeliza të tjera staminale, të arrihet përmes substancave ushqyese kontakti mes celulave që ekzistojnë, për të favorizuar një “dialog” direkt që të ketë ndikim pozitiv tek terapia.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − 5 =