Policia sërbe lëshon urdhër arresti për "Ballistin" që ngriti dronin në stadium

AktualitetKryesore
373
0
sample-ad

Policia sërbe ka lëshuar urdhër arresti ndaj “Ballistit”, shqiptarit i cili ngriti përmes dronit flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Beogradit. Sipas gazetës serbe “Kurir”, Ismail Morina tashmë ndodhet në Kosovë,

pasi kishte lëvizur më herët nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

Sipas sërbëve ishte pikërisht lëshimi i dronit që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 Tetorit, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Francë 2016.

Sipas gazetës “Kurir”, policia sërbe në bashkëpunim me policitë e tjera të vendeve fqinje, po përpiqet ta arrestojë Morinën të njohur me pseudonimin “Ballisti”.
Spekulohet se Morina “fshihej” në Itali, së pari në Firence, më tej ka ikur në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë. Kurir thotë se ndërsa për Shqipërinë konsiderohet “hero”, policia serbe po përpiqet ta vë në pranga.

Sipas kësaj gazete, Morina përmes rrjeteve sociale, ka “provokuar” pasi javën e shkuar është fotografuar pranë shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz. Serbët e marrin këtë si një provokim për agjencitë e zbatimit të ligjit për faktin që Morina shfaqet “i pakapshëm”. Morina është i pajisur me pasaportë shqiptare dhe italiane.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − twelve =