Google krijon një satelit që ofron Wireless në gjithë botën

Shkenceknologji
308
0
sample-ad

Google do të shpenzojë miliarda dollarë në satelitë për të ofruar Wireless në mbarë botën. Më herët në qershor të këtij viti, gjigandi i internetit Google njoftoi për hapat e ardhshëm në ofrimin e qasjes në internet për të gjithë planetin përmes një teknologjie të re të wirelessit.

Plani ishte për të shpenzuar miliarda dollarë në një flotë fillestare që ka rreth 180 satelitë me kapacitet të lartë komunikimi. Këta satelitë do të silleshin në një lartësi më të ulët se shumica e satelitëve të zakonshëm, duke lënë kështu një mundësi për zgjerim më të madh në të ardhmen.

Ky projekt i ardhshëm i Google i quajtur “Loon” që duket se jo vetëm që ka qenë i suksesshëm, por ndoshta edhe shpikja më e mirë ndonjëherë për të ndërtuar këtë lloj flote lundruese në ajër. Për ata që nuk kanë njohuri, “Loon” është një metodë shumë më e shtrenjtë e Google për të sjellë internetin pa tel apo wireless në 2/3 e botës tonë që ka më pak apo aspak qasje në internet për momentin.

Besojeni apo jo, ka një pjesë të madhe në planetin tonë që nuk kanë qasje në YouTube, Facebook dhe aplikacione të tjera sociale. Google thotë:”Projekti Loon është një rrjet i balonave udhëtues që udhëtojnë në skaj të hapësirës, i projektuar për të lidhur njerëzit në zonat rurale dhe të largëta, të ndihmojë për të mbushur boshllëqet e internetit, dhe të sjellë njerëzit në internet edhe pas ndonjë fatkeqësie”.

Projekti Loon filloi në qershor të vitit 2013 me një eksperiment në Zelandën e Re, ku një grup i vogël i pionerëve të projektit Loon e testuan teknologjinë e tij. Rezultatet e këtij testimi janë duke u përdorur për të përmirësuar teknologjinë në përgatitje për fazat e ardhshme të projektit. Projekti Loon është definitivisht një projekt që e bashkon tërë planetin. Kjo nëse arrin të realizohet do të jetë edhe shpikja tjetër shumë e madhe gjatë viteve të ardhshme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 − six =