Furça e dhëmbëve identifikon 26-vjeçaren që u shkrumbua në një kamion në Francë, trupi kthehet në Atdhe

AktualitetKronike
262
0
sample-ad

Konfirmohet edhe viktima tjetër nga autoritetet franceze, ku një muaj më parë u shkrumbua në një kamion në Francë, 26-vjeçarja Erinda Koaçorri nga Rrësheni.

Familjarët kanë marrë vesh lajmin tragjik, pas 1 muaj pritje dhe ankthi me shpresën se vajza e tyre mund të jetë gjallë .

Disa fakte kanë qenë furça e dhëmbëve e 26-vjeçares si dhe disa sende të tjera personale që kanë bërë të mundur identifikimin e saj. Duke ju referuar faktit se trupi i saj ishte shkrumbuar plotësisht dhe si shenjë kishin mbetur vetëm një pjesë e dhëmbëve ata ju nështruar ekzaminimeve në laborator.

Në bazë të ekzaminimeve analizat e ADN-së konfirmuan se trupi i përket Erinda Kaçorri. Ajo çfarë ka mbetur nga trupi i 26-vjeçares tashmë do të prehen në Shqipëri.

Arkivoli pritet që të mbërrijë nga Franca në Shqipëri mesditën e së mërkures, ku do ti jepet edhe lamtumira e fundit.

Ndonëse familja kishte hapur dyert e mortit prej një muaj ata jetonin sërish me shpresa, duke menduar që trupi i djegur nuk i përkiste vazjës së tyre.

Ndërkohë rreth 10 ditë më parë u identifikua trupi i 22-vjeçarit Rexhë Myzyraj me origjinë nga Kukësi, pas analizave të ADN-së.

Dy të rinjtë ishin nisur nga Tirana në drejtim të Belgjikës me dt 15-nëntor, për të kaluar më pas ilegalisht në drejtim të Anglisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − fourteen =