Samiti në Beograd, mediat sërbe ‘fshehin’ Edi Ramën

AktualitetKryesorePolitike
230
0
sample-ad

Ka filluar në Beograd Samiti i tretë i Kinë-Europë Qendrore dhe Juglindore në nivel të Kryeministrave. Aty është i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por është e çuditshme se si mediat serbe pothuajse janë duke e fshehur praninë e tij atje duke mos shfaqur asnjë foto të tijën.

Ndërkohë që mediat serbe raportojnë takimin, vetë Rama informon për çfarë diskutohet në samit përmes një postimi në rrjetin social FB.

Tani po, është gati me 1 formulë të re partneriteti që do promovohet nga kryeministri kinez në Samitin e Beogradit si një financim inovativ!”- shkruan Rama.

Siç dihet në këtë samit nuk është i ftuar Kryeministri i Kosovës. Ndërkaq kreu i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vucic tashmë i ka filluar takimet bilaterale. Së pari ka takuar Kryeministrit e Kinës ndërsa ka mbajtur edhe një takim me shefin e Qeverisë malazeze Milo Djukanovic.

E përditshmja Kurir raporton se Rama ka mbërritur me vonesë, për shkak të motit jo shumë të favorshëm që ndikoi në fluturim.  “Rama duhet të mbërrinte në orën  11:15, megjithatë fluturimi do të vonohet për të paktën një orë për shkak të motit të keq”- shkruan Kurir.

Rama shoqërohet në Serbi nga nga dy ministra, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i Transportit, Edmond Haxhinasto.

Ky samit është përgatitur nën masa të rrepta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e mbi 7 mijë policëve.

Por ajo që pritet me interes në këtë vizitë të kreut të qeverisë shqiptare, është takimi me kryeministrin Aleksandër Vuçic.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =