Rruga Tiranë-Elbasan në zonën e Ibës do jetë e bllokuar, potencial të lartë rrëshqitje

Aktualitet
368
0
sample-ad

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas rrëshqitjes së dherave në fshatin Ibë, duke theksuar se ekspertët kanë vlerësuar se kjo zonë konsiderohet me potencial shumë të lartë rrëshqitje. Në një njoftim për mediat ARRSH ka deklaruar se rruga do të mbetet e bllokuar, ndërsa në plan të parë janë 30 familjet e banorëve të kësaj zone.

ARRSH ka bërë publike edhe një plan masash veprimi, duke filluar nga heqja e dherave, ndalimi i qarkullimit të këmbësorëve dhe gjetje e një mënyre tjetër qarkullimi nëpërmjet rrugëve provizore.

Përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Brendëshme, të Prefekturës së Tiranës, të ARRSH-së, dhe Emergjencave Civile janë angazhuar maksimalisht për të menaxhuar këtë situatë dhe publiku do të njoftohet në vazhdimësi për çdo masë te re, që do të merret.”

Aksi rrugor Tiranë-Elbasan vijon të jetë i bllokuar prej ditës së shtunë për shkak të rrëshqitjeve të dherave në zonën e Ibës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − 8 =