Pakistan, talebanët vrasin 124 persona, mes tyre 84 fëmijë

AktualitetKronikeKryesore
232
0
sample-ad

124 persona, mes tyre 84 fëmijë janë vrarë nga një sulm i armatosur i një grupi talebanësh në një shkollë ushtarake në Peshawar.

Mësohet se deri tani janë evakuuar pjesa më e madhe e fëmijëve të shkollës me 500 nxënës, por nuk dihet ende se sa është numri i studentëve dhe mësuesve që talebanët e armatosur vijojnë të mbajnë peng

5-6 talebanët të veshur me veshje ushtarake kanë hyrë në brendësi të shkollës dhe menjëherë janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të rënda ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar ambientin.

Autoritetet lokale tregojnë se kanë dëgjuar klithmat e studentëve dhe mësuesve. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat të cilat kanë transportuar një numër të madh të plagosurish në spital.

Ndërsa një zëdhënës i Talebanëve ka reaguar për ngjarjen duke marrë përgjegjësinë e sulmit. Ai shprehet se pengmarrja dhe sulmi në shkollën ushtarake në Peshawar erdhi si përgjigje e një operacioni ushtarak të Pakistanit, ku humbën jetën qindra luftëtarë talebanë.

“Ne kemi zgjedhur shkollën e ushtrisë për sulmin sepse qeveria po sulmon ndaj familjeve dhe femrave tona,”- tha zëdhënësi i talebanëve Muhamed Umeri Khorasani, duke theksuar se “Ne duam që ata të ndjejnë dhimbjen.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − eight =