Moyes konfirmon interesimin për Adnan Januzajn

Sport
352
0
sample-ad

David Moyes ka theksuar se do ta përforcojë skadrën spanjolle Real Sociedad me lojtarë gjatë merkatos dimërore të janarit.

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes, e ka konfirmuar në mënyrë indirekte interesimin e tij për mesfushorin kosovar, Adnan Januzaj që luan për United në Premier Lige.

Tanimë trajneri i Real Sociedadit theksoi se gjatë janarit do të tentojë ta përforcojë skuadrën e tij me lojtarë që do t’i marrë në huazim.

“Presidenti ka qenë shumë i mirë me mua dhe do të më lejojë të shikoj se ҫfarë mund të bëjë”, u shpreh Moyes.

“Qëllimi im është që ndoshta të hulumtojë në tregun e huazimeve që të sjell lojtarë në huazim”, shtoi trajneri skocez, shkruan Daily Mail.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 + 6 =