Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Bujar Nishanit për KLD-n

AktualitetPolitike
302
0
sample-ad

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe indirekt edhe Partia Demokratike, janë rrëzuar sërish nga Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarët e këtij institucioni kanë vendosur që të rrëzojnë kërkesën e Presidentit për të shpallur si të papajtueshëm me Kushtetutën ndryshimet e miratuara nga mazhoranca në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, ndërsa kanë pranuar pjesërisht kërkesën e opozitës po për këtë ligj.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese thotë se ka vendosur pezullimin e zbatimit të dispozitave të ligjit, deri në hyrjen në fuqi të vendimit.

Presidenti i Republikës dhe Partia Demokratike kërkuan që të shpallet antikushtetues ndryshimi i ligjit, sipas të cilit Kreu i Shtetit ka të drejtë të propozojë për nënkryetar të KLD-së një nga tre përfaqësuesit që vijnë nga gjyqësori.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + 15 =