Kush janë katër kandidatët për kreun e Këshillit Drejtues të RTSH

Aktualitet
263
0
sample-ad

Komisioni Parlamentar i Medias, pa praninë e opozitës, përzgjodhi katër kandidaturat për kreun e Keshillit Drejtues te RTSH-së: Kristaq Trajën, Artan Mullajn, Blerim Kolën dhe Andi Kananajn, të cilat ia përcolli për votim seancës plenare të Kuvendit.
Në fillim të mbledhjes, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, iu referua raportit zyrtar të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve pranë Kuvendit, sipas të cilit, kandidati Adrian Thano kishte papajtueshmëri për të kandiduar për këtë post, ndaj u propozua perjashtimi i tij nga gara.
“Sipas nenit 97 të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në RSH, z. Thano ka pengesë ligjore për t’u zgjedhur kryetar i KDRTSH-së, pasi nga të dhënat e raportuara nga AMA, ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “TV Ballkan” sh.a, i licencuar për televizion privat, pranë A1 Raport, deri më datë 23.9.2013, ndaj komisioni propozon përjashtimin e tij nga kandidimi për kryetar të KDRTSH-së”, tha Peza.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 3 =