Dy të vrarë që në pik të mëngjesit

AktualitetKronikeKryesore
309
0
sample-ad

Ka zbardhur me viktima mëngjesi i sotëm për banorët e Kamzës dhe ata të Fushë Prezës. Sikurse kanë konfirmuar burimet zyrtare të Policisë së Shtetit shtetasi pesëdhjetë vjeçar  Qerim Kaçi, ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kamëz.

I ndjeri Kaçi është qëlluar ndërsa ndodhej pëpara shtëpisë së tij, me vendndodhje pranë shkollës “Ibrahim Rugova”. Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, i qëlluari nuk ja ka dale të mbijetojë, por ka humbur jetën. Ndërkohë që Policia thotë se për momentin nuk ka të dhëna rreth motivit e vrasjes, lajmëron për një tjetër vrasje të ndodhur vetëm pak caste më vonë. Këtë here vendi i krimit është periferia e Tiranës, pikërisht Fushë Preza. Në territorin e të cilës gjyshi ja ka dale të qëllojë me çifte nipit e tij 20 vjeçarë të quajtur Rexhep Doda. Ky i fundit ka gjetur vdekjen po në spital pasi kishte marrë shumë plagë nga saçmat e çiftes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − eleven =