Disiplina Italiane dënon Garcian dhe Alegrin

Sport
250
0
sample-ad
Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit Italian ka dënuar dy trajnerët e ekipeve kryesuese, Juventusit dhe Romës për sjelle të gabuar në ndeshjet e javës së kaluar.

Kështu trajneri i Romës, Rudi Garcia është dënuar me dy ndeshje pezullim, pasi në ndeshjen me Genoan tentoi që të godasë një zyrtar të takimit, të cilën verdhekuqtë e fituan 0-1 mes shumë polemikave.

Garcia nuk do ta drejtoj ekipin në ndeshjen ndaj Milainit, e cila luhet me 20 dhjetor, dhe Udineses që me 6 janar të vitit 2015.

Trajneri i Juventusit, Allegri është dënuar me një ndeshje pasi ka fyer gjyqtarin e katërt gjatë ndeshjes ndaj Sampdorias, duke qenë i detyruar ta shikojë ndeshjen nga tribuna.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × five =