Disa këshilla për tu zgjuar më të bukura

Shendeti
274
0
sample-ad

Në mëngjes kur dilni para pasqyrës dukeni te çrregullta, me rrudha dhe nuk iu pelqen aspak vetja? Ja disa këshilla që të dukeni më mirë.

1. Flini mbi një jastëk me këllëf mëndafshi ose sateni
Fibrat e këtyre materialeve do bëjnë të mundur që flokët tuaja mos ngatërrohen gjatë natës. Nga ana tjetër ato nuk do ngjiten as pas fytyrës dhe nuk do lënë shenja në lëkurë.

2. Flini me kurriz
Trysnia e lëkurës së fytyrës mbi jastëk mund të krijojë rrudha. Nëse flini nga njëra anë këto rrudha do krijohen vetëm në një pjesë. Duke fjetur në kurriz lëkura nuk do rrudhoset natën.

3. Hidratojeni lëkuren
Për një lëkurë më të freskët dhe të shëndetshme që në mëngjes, zgjidhni një krem nate që përmban acid hyaluronik.

4. Ndërrojini shpesh këllëfët e jastëkëve
Këllëfët e jastëkëve mbajnë shumë mikrobe e sidomos nëse ju neglizhoni çdo darkë larjen e fytyrës dhe heqjen e makijazhit. Ndërrojini sa më shpesh ata.

5. Mos hani shumë gjëra të kripura në darkë
Nëse konsumoni kripë me shumicë në darkë apo nëse pini shumë alkool, trupi dehidratohet. Për pasojë formohen edhe rrathët e zinj tek sytë dhe fryrja e tyre.

6. Kapni flokët
Mos i lini gjithë natën flokët lëshuar në mënyrë që ato të mos e prekin fytyrën, por nga ana tjetër nuk duhet t’i shtrëngoni ata apo t’i lidhni bisht sepse do ju këputeshin dhe do ju dhembë koka. Mënyra më e mire është t’i kapni ata me një shall mëndafshi. Do e shihni që do flini rehat dhe nuk do keni probleme.

7. Lajeni fytyrën para se të shtriheni për të fjetur
Nëse nuk e hiqni makijazhin dhe nuk e lani fytyrën, poret e lëkurës do bllokohen dhe do krijojnë puçrra.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − four =