Çelet ekspozita "Fshirje" sot tek Muzeu Historik Kombëtar

Kulture
392
0
sample-ad

Sot në orën 18:30 tek Muzeu Historik Kombëtar “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” sëbashku me disa artistë të rinj organizon ekspozitën e artit pamor dhe audio-vizual “Fshirje” në mbështetje të së drejtës për strehim.

Ekspozita “FSHIRJE” vjen si një përpjekje për të përcjellë sigurinë e strehimit si një e drejtë njerëzore universale. Streha – e konsideruar si një hapësirë ku subjekti mbrohet nga mjedisi i jashtëm, por edhe si një habitat ku zhvillohet jeta në përmasën e saj individuale dhe sociale -, nëpërmjet elementëve artistik të kësaj ekspozite, paraqitet e kërcënuar me një dhunë atavike nga zhvillimi urban me karakter estetik ose/dhe ekonomik.

Koncepti artistik i “FSHIRJES” dëshmon procesin e mbivendosjes së një realiteti të ri urban mbi atë fillestar, pa marr në konsideratë të drejtën e këtij të fundit për të ndikuar në përcaktimin e shtratit të zhvillimit si dhe pasojave te tij. Banesa, një prej hapësirave më intime të njeriut, vendoset në qendër të këtij tensioni midis asaj që ekziston dhe asaj që planifikohet dhe projektohet si realiteti i ri shoqëror dhe qytetar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 16 deri më 18 Dhjetor 2014.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × two =