Arrestohen dy shtetas në Lezhë, për armbajtje pa leje

AktualitetKronike
229
0
sample-ad

Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia e Leshës, pasi akuzohen për armëbajtje pa leje. Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 automatik kallashnikov, 1 psitoletë me mulli dhe 30 copë fishekë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasit që u arrestuan janë Emanuel Ndoj 21 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e policisë duke qelluar me një armë automatik kallashnikov në ajër në lagjen Kodër Mulliri, Lezhë. Në cilësinë e provës materjale iu sekuestrua një automatik kallashnikov dhe 30 copë fishekë.

Po ashtu u arrestua N M, 17 vjeç, banues në fshatin Torovicë Lezhë, të cilit gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua një armë pistoletë me mulli. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi me metoda proaktive për një periudhë dyjavore. Materjalet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − six =